
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku ka prezantuar ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”.
Ai është shprehur se në listëm e barnave dhe lëndët psikotrope duhet të futet dhe oksidi i azotit, që tani po përdoret në masa nga të rinjtë.
Balla tha se me këtë projektligj synohet që të ndalohet përdorimi i kësaj lënde me ligj, por jo të ndalohet futja e saj në Shqipëri.
“Policia e Shtetit prej momentit të parë kur Kuvendi më ka ngarkuar detyrën si ministër më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit.
Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi.
Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Është ky shqetësim që kemi, përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj”, tha Balla.