Hapësire reklamuese

Politikë

“Të jetë i ndryshëm nga Ilir Meta”/Balla për Presidentin e ri: I dhamë kohë opozitës por nuk sollën asnjë emër, tani i takon PS të propozojë

Shkruar nga Newsbomb
“Të jetë i ndryshëm nga Ilir Meta”/Balla për

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke thënë se maxhoranca dëshiron që opozita të përfshihet në procesin e  zgjedhjes së Presidentit të ri.

Ai tha para gazetarëve se tani i takon Partisë Socialiste që të propozojë emrin e kandidatit për të qenë në krye të shtetit.

Pyetje: Pse e rrëzuat kërkesën e Alibeajt?

Balla: E kam thënë që në ditën e parë që jam zgjedhur si anëtar që respektimi i rregullors nga të gjithë ishte orintimi kryesor. Propozimi i ardhur nga opozita nuk përmbush kriteret themelore. Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe t'i thërresësh prapë me një numër të ri protokolli. Firma e një deputeti dhe qytetari vlen vetëm për një. Di që dëshira jonë është e dhe për të disktuar dhe dhënë mundësin cdo lloj mekanizmi partalmentar.

Dëshirojmë që t’i dhurojmë  opozitës hapësirën e saj, por sipas dokumenteve zyrtare.kemi ndjekur një proces shumë korrekt me atë që thotë Kushtetuta. Kemi rënëe dakort që në raundin e dytë dhe të tretë të sillte opozita propozimet për presidnetin., Tani na takon  ne të propozojmë për Presidentin. Me rëndësi është që të kemi një President me vlera. Një parti me rregulla bën këtë që po bëjmë ne. Vendimi i kryesisë do të bëhet publik e po ashtu duhet që vendimi t’i jepet e grupit parlamentar se nga aty deputetët do mbështesin me firma kandidatin apo kandidaten. Natyrshëm unë dhe dy kolegët e tjerë do kemi informim të Kryesisë së PS për ecurinë e procesit e prisni ditën e premte, do ua themi Kryesisë një herë pastaj juve.Shpresoj që të shtunën opozita të mos bojkotojë. Maxhoranca me numrat që ka është e paevitueshme. Ata nuk erdhën me propozim.

Pyetje: Kryesia e PS, do hapni zarfet e deputetëve me emrat e kandidatëve apo do keni dhe propozime surprizë?

Balla: Tani na takon ne që PS, ka institucione e veta të vendimmarrjes. Kryesia është organi më i lartë vendimmarrës në emër të PS.

Pyetje: Preferoni grua apo burrë?

Balla: Nuk duhet përjashtuar asnjë prej gjinive me rëndësi të kemi president që të mishërojë më së miri vlerat e larta të integritetit publik dhe ato që përcakton Kushtetuta, i ndryshëm nga Ilir Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu