Hapësire reklamuese

Politikë

Balla për incidentin në Elbasan: Provokim Politik, inskenim nga Ilir Meta me duart e Lulzim mavrisë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_411145" align="alignnone" width=""]Foto nga përplasja e militantëve të PD dhe PS[/caption]

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.

Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar si një provokim politik. Ai akuzon se ky provokim është organizuar nga Ilir meta dhe Sali Berisha.

“Elbasanllinjtë që kurrë s'janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!,” shkruan Balla ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ballës:

Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëhë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!

Elbasanllinjtë që kurrë s'janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!

Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë pergjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turperuan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.