Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Balla për DW: Negociatat do të hapen brenda këtij viti

spot_img

Lajme të ngjashëm

f5decf0107adb46f9ca5f70cba104c3c

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që të  votojnë pro çeljes së negociatave.

Në një intervistë për Deutsche Welle Balla u shpreh i bindur se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen brenda këtij viti.

Kreu i grupi të PS ka deklaruar mes të tjerash se deputetët e Bundestagut gjerman kanë qasje të ndryshme për çështjen e Shqipërisë.

“Unë besoj që ka një shumicë brenda Bundesatgut që do mbështesin procesin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Balla.

Balla po ashtu ka folur edhe për çështjen e opozitës e cila prej muajsh është tashmë jashtë Paralmentit, ndërsa nuk ka pranuar të futet të zgjedhjet e 30 qershorit.

Lidhur me këtë Balla u shpreh se ata gjithnjë kanë kërkuar dialog me opozitën.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për një dialog dhe besoj pa pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj të na ulin tavolinë. Të jemi bashkë, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijojnë qasjen e tyre kundër reformës në drejtësi duke artikuluar kërkesa që nuk të merren në konsideratë nga ana jonë’, ka thënë Balla.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img