Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka folur për media pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ashtu siç tha edhe dje, Balla sërish sot deklaroi se PS do të bëjë një kallëzim të ri sa i përket 21 Janarit dhe që do të dorëzohet në ditët në vazhdim. Ai u shpreh se audiopërgjimi i dalë është një fakt i ri dhe i bëri thirrje SPAK që të hapë sërish çështjen.
“Unë kam deklaruar që PS është subjeki që ka thirrur protestën e 21 janarit. Ne jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e një prove tjetër sic është një audiopërgjim që është bërë publik.
Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet” tha Balla ndër të tjera.