Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Balla pas takimit me kreun e misionit të OSBE: Modeli i Kosovës perfekt për fletën e votimit (Çfarë tha për votën e emigratëve)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla pas takimit me kreun e misionit të ODIHR ka folur për media.

Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit tha se ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme për qytetarët që të mos krijojë mundësi që ajo të bëhet e pavlefshme. Për këtë Balla tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt.

“Një fletë votimi sa më të thjeshtë që të reduktojë çdo lloj mundësia për votë të pavlefshme. Sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme fleta e votimit aq më pak e mundshme bëhet mundësia e shqiptareve të bëjnë atë të pavlefshme. Modeli i Kosovës është një model perfekt. Duhet të kuptojmë se kemi një sistem numërim ende me numërues partiak dhe fleta do të jetë e tillë që të kapet dhe të skanohet në aparaturën e posaçme. Partitë e vogla të papërfaqësuar në grupet e numërimit të kenë aksesin e drejtpërdrejte që të ndjekin përmes videos dhe ekranit ta ndjekin këtë proces. Historia e PD me numrin e pafund të kandidatëve është një vonesë e krijuar në mënyrë të pakuptimtë, pasi nuk ka asnjë kuptime që LSI e kupton kodin zgjedhor,” tha Balla.

Ndër të tjera ai është pyetur nga gazetarët edhe për votën e emigratëe. Balla u shpreh se PD dhe LSI kanë bërë gjithçka që emigrantët të lihen jashtë  në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ç’të them unë për këtë PD dhe LSI bënë gjithcka që ata që jetojnë jasht mos të votojnë. Bllokuan të gjithë vendimarrjen kërkuan një muaj kohë pastaj një javë, pastaj një javë tjetër dhe nuk kthyen kurrë përgjigje. PD dhe LSI duhet të mbajnë në përgjegjësinë e plotë të një bllokimi të pakuptimtë që Shqipëria duhet ta kishte bërë këtë hap në këto zgjidhje. Mungesa e votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img