Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla: Partia Socialiste s’po e shkarkon Metën për të emëruar një emër të saj, por për çliruar Presidencën nga një pengmarrje

Shkruar nga Newsbomb
Balla: Partia Socialiste s’po e shkarkon Metën për të

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka njoftuar se seanca plenare për shqyrtimin e raportit dhe votimin e shkarkimit të presidentit, Ilir Meta do të zhvillohet më datën 9 qershor në orën 10:00.

“Është një raport prej rreth 100 faqesh dhe na duhet që deputetët e Kuvendit dhe  të Shqipërisë të marrin kohën e duhur. Në këtë këndvështrim kemi rënë dakort se seanca plenare për shqyrtimin e raportit dhe më pas për votimin dhe shkarkimin e Presidentit të zhvillohet në 9 qershor, ora 10:00.  Ku kemi dakordsuar për diskutimin dhe më pas për të proceduar procedurat e shkarkimit”, tha Balla.

Më tej Balla shtoi se pasi Kuvendi të ketë shqyrtuar raportin prej 100 faqesh do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

 “Kjo nuk ka të bëjë me mua as me institucionin e Kuvendit, Kushtetuta është shumë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë e përfundon procedurën më 9 qershor dhe më pas pas datës 9 qershor është Gjykata Kushtetuese që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë shkelje të rënda apo jo. Dhë unë nuk do bëj ansjë koment lidhur me këtë çështje deri në momentin që do të shprehet Gjykata Kushtetuese, e cila është një institucion i pavarur. Na është dashur shumë punë që të kemi një Gjykatë Kushtetuese”, shtoi Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla tha se Partia Socialiste nuk e ka “nisur shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj, por iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe natyra për zgjedhjen e presidentit të ri do kërkojë kohën e ve dhe pse jo të mos jetë një paketë e rëndësishme me bashkëpunimin e me opozitën”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll