Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Balla paraqit në Kuvend draft-rezolutën për dënimin e genocidit serb: Pritet të miratohet në seancën e 7 korrikut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paraqitur në Kuvend një draft rezolutë “për kujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë”. Ai tha se drafti pritet të miratohet në seancën parlamentare të 7 korrikut.

Balla u shpreh se Parlamenti Europian ka shpallur 11 korrikun si dita si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, duke shtuar  se kuvendi ka ftuar përfaqësues zyrtar të Bosnje Hercegovinës që të jenë prezent  në 7 korrik.

albsig

“Kemi depozituar një dokument shumë dinjitoz Një qënëdrim që Kuvendi do të mbajë përmes miratimit të rezolutës. I referohet tre rezilutave  që ka  miratura Parlamenti Europian, i cili ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimit të genocidit serb.

PE ka shpallur 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebreicë  dhe përmes diplomacisë parlamentare kemi ftuar përfaqësues zyrtar të Bosnje Hercegovinës që të jenë prezent. Seanca do të zhvillohet më 7 korrik. Unë mendoj që solemniteti i kësaj seance që zhvillohet me 7 korrik. Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe në qëndrime konseguente të qëverisë së Shqipërisë. Në dokument thesohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare.

Dua t’ju informoj se dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe në komunikim me institucionet zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejohet të përdoret për axhenda personale të dikujt tjetër dhe të luajnë për kredibilitet apo përfitime personale. Ne do të ecim me një axhendë më komplekse. Në ditët në vjim do të kemi një dokument tjetër që lidhet me luftën në Kosovë, me krimet në Kosovë. Individë që nuk kanë punuar për asnjë moment për interesa kombëtare dhe për luftën në Bosnje Hercegovinë ka qenë në krah të tyre, nuk

PS ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata, në 2 prej të cilave është përcaktuar dënimi i gjenocidit serb në Kosovë, por kurrë nuk do të lejoj që ata që kanë mbështetur makinërinë e luftës me naftë kontrabandë, të kërkojnë të lajnë fajet e tyre me rezolutat, prandaj duroni. Në ditët në vijim do të keni dhe dokumentin tjetër e do ju përgjigjem dhe atë ditë”, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img