Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Balla nga Washingtoni: SHBA-të mbështesin fuqimisht anëtarësimin dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington, në kuadër të Forumit të Demokracisë.

Në një prononcim pas Forumit Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë Balla u shpreh se u diskutuan çështje të rëndësishme të politikave të sigurisë, si sulmet kibernetike, pastrimi i parave etj.

Ndër të tjera Balla deklaroi nga Washingtoni se SHBA-të po mbështesin fuqimisht rrugën europiane të Shqipërisë.

 “Ishte një mundësi e mirë për të intensifikuar kontaktet me anëtarë të Kongresit për të diskutuar për sfidat me sulmet kibernetike, luftën kundër pastrimit të parave dhe trafiqet. Kjo ishte një mundësi për të ndarë eksperienca më të mira dhe për të intensifikuar marrëdhëniet që u ndërprenë për shkak të pandemisë. Jam krenar që Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve. Marrëdhëniet mes dy qeverive, parlamenteve duhet të shoqërohen edhe me investime ekonomike. Kompani të mëdha amerikane po investojnë për sigurimin e energjisë siç është HEC-i i Skavicës.

Një çështje tjetër që kemi pasur shumë diskutime me shumë vlerë në Washington është dhe intensifikimi i marrëdhënieve në planin ekonomik. Këto marrëdhënie shumë të mira mes dy qeverive duhet të shoqërohen dhe në planin ekonomik. Fakti që kompani me reputacion të lartë ndërkombëtar sikurse është ‘Bechtel’ që po investon për të garantuar pavarësinë energjitike të Shqipërisë në projektin e madh të Skavicës. Këto janë projekte që jo vetëm gëzojnë dhe marrin mbështetjen e ligjvënësve amerikanë dhe natyrshëm janë investime që certifikojnë atë që ka arritur deri më tani ekonomia shqiptare.

E fundit, unë mendoj që ka një vlerë të rëndësishme. Kam falenderuar posaçërisht përfaqësuesit e lartë të SHBA-së për mbështetjen që i japin Shqipërisë në kuadër të implementimit dhe miratimit të reformave të rëndësishme dhe në kuadër të rrugës europiane të Shqipërisë. SHBA mbështesin fuqimisht rrugën europiane dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img