Hapësire reklamuese

Politikë

Balla nga Madridi: Dhuna e patolerueshme, ndryshimi i qeverisë ndodh përmes zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Balla ne Madrid

Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste Europiane, i dha sot mbështetjen kandidatit për President të Komisionit Europian Frans Timmermans.

Aktualisht Zëvendës President i Komisionit Frans Timmermans, por edhe në detyrën e mëparshme si Ministër i Jashtëm i Hollandës, mbetet një europeist i paepur, por sipas Ballës,  edhe një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Gjatë punimeve të Kongresit ku merrnin pjesë kryeministra dhe liderë të socialdemokracisë europiane, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takime me  Presidentin e PES Sergei Stanishev, Presidentin e Grupit Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian Udo Bullmann dhe me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian Frans Timmermans.

Balla e cilësoi dhunën ndaj institucioneve si të patolerueshme ndërsa tha se ndryshimi i qeverisë ndodh vetëm përmes zgjedhjeve.

“Për progresistët europianë ngjarjet e një jave më parë në Tiranë, përdorimi i dhunës kundër institucioneve të shtetit, e nxitur haptazi dhe me forcë nga lidershipi i opozitës, si një metodë për marrjen e pushtetit dhe një përpjekje për delegjitimizimin e proceseve demokratike në Shqipëri është diçka e papranueshme dhe e patolerueshme. Ndryshimi i qeverisë në çdo demokraci mund të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve, e jo përmes kërcënimeve, bojkotit apo dorëheqjeve nga mandatet, e kurrësesi përmes përdorimit të çfarëdo forme të dhunës.

Në Shqipëri kjo krizë artificiale politike e inicijuar nga dy parti të opozitës nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe për procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu