Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Balla nga Londra: Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09aaecd622d95732589aed8e6dc7032b

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizite pune.

Balla zhvilloi një sere takimesh në Parlamentin e Mbreterise se Bashkuar dhe një takim me emigrant shqiptarë që jetojnë  në Londër.

“Detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantoje votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kam besim se Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore do të miratohet brenda Krishtlindjeve,” tha Balla

Takimi i pare ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njekohesisht Presidente e Asamblese Parlamentare te NATO-s, Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërinë në Parlamentin britanik.

Balla dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në një takim edhe nga deputeti Khalid Mahmood i cili është edhe Ministër Hije për Europën në Partinë Laburiste. Po ashtu një takim tjetër ishte me deputeten Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Ëestminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të vetën në Shqiperi.

 

Më shumë

spot_img
spot_img