Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla nga Kongresi i PS mesazh Bashës: Pyet kunatin tënd sa mirë i shkon biznesi dhe sa i janë shtuar të ardhurat

Shkruar nga Newsbomb
Basha-Balla-Isufi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla është duke mbajtur fjalën e tij nga Kongresi.

 

Balla lëshoi një mesazh direkt për Bashën teksa po fliste për gjendjen aktuale të biznesit.

“Pyet kunatin tënd sa mirë i shkon biznesi dhe sa i janë shtuar të ardhurat familjare”, tha Balla ndërsa menjëherë kanë nisur interpretimet për këtë mesazh të tij.

Siç artikulohet shpesh, qeveria mbështet përmes tenderave ‘Landmark Communications” me administrator Erion Isufin, kunatin e kreut të opozitës.

Jo më larg se 2 muaj më parë, qeveria i dha tender 15 mln euro “Victoria Invest” që siç flitet është një ndër firmat e cila punon dhe bashkëpunon me “Landmark Communications”.

Madje këto tendera me shuma të mëdha, kanë ngritur zërat për një marrëveshje të heshtur mes Ramës e Bashës për ndarje pushteti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese