Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
73 %
0kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
36 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Balla nga festa e grurit në Fier u premton bujqëve: Do të shitet me çmim më të lartë, mbi 50 lekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ditën e sotme mori pjesë në festën e grurit në Fier.

 Ai tha se prodhimi vendas do të shitet me një çmim më të lartë, ndërkohë ngriti si problematikë mungesën e një pike grumbullimi të grurit që sipas tij i detyron prodhuesit ta shesin më lirë mallin.

albsig

spring

“Ne nuk jemi këtu sot vetëm për festë. Kemi komunikuar dhe me kryepleqtë e fashatrave ose dhe Shoqatat e Bujqëve për të nxitur që ata të jenë më të bashkuar me njëri tjetrin. Këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, që do të thotë se është një çmim dyfish më i larët se viti i kaluar. Besoj se gjithë prodhimi vendas do të shitet dhe do të shitet me një çmim më të larët. Të gjithë fermerët të gjithë bujqit të bëhen bashkë e të mos bien e pre e blerësve.  Cilësia e grurit vendas është një cilësi shumë e lartë që të gjithë e kërkojën.

Një gjë që duhet të mundësojmë për vitet më pas është të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Bujqit nuk kanë hapsira ku të akumulojnë prodhimin e tyre dhe pastaj për të pritur kohën për ta shitur  me një çmim më të mirë. Shpeshherë abuzimi vjen për shkak të pamundësisë për të grumbulluar”, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img