Hapësire reklamuese

Politikë

Balla: Në zgjedhjet e 2021 garantohet vota e emigrantëve

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, premton se në zgjedhjet e vitit 2021 do të garantohet edhe vota e emigrantëve.

Prej vitesh tashmë votimi i qindra-mijëra emigrantëve shqiptarë në botë nuk është mundësuar, pavarësisht premtimeve të shumta, ndërsa partitë politike kanë synuar gjithnjë votën e siogurtë të emigrantëve, duke u organizuar udhëtime falas nga vendet fqinje, në ditën e votimit.

“Në fillim të shtatorit, mblidhet parlamenti. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe ne duam që ta përfundojmë këtë reformë shumë të rëndësishme. Ky sezon vjen me mision të ri. Më 2021 ne do të garanmtojmë votën për shqiptarët që jetojnë jashtë. Do të kemi parasysh edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kuvendi do të vijojë punën për reformën në drejtësi. Janë disa reforma, ajo zgjedhore, në drejtësi etj që ne duam t’i bëjmë. Unë shpresoj që edhe opozita të marrë pjesë për një reformë zgjedhore. Shpresoj që opozita të marrë përgjegjësinë që i takojnë”, tha Balla në studion e "News24".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu