Hapësire reklamuese

Bota

Balla në Korçë: Do trajtojmë problemet e banimit, 100 shtëpitë e para do t’u jepen familjeve të reja të efektivëve

Shkruar nga Newsbomb
Balla në Korçë: Do trajtojmë problemet e banimit, 100

Ministri i Brendshëm, Taulant Ball aka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.

Balla me anë të një postimi në rrjetet bën me dije se humë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu që kanë  familjen ndryshe nga qyteti ku punojnë.

Ai tha se do hapen aplikimet për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do tu jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë.

Postimi i plotë i Ballës:

Unë do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja, pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë.

Prandaj nga neser do te fillojmë të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do tu jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Takimi më strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese