Hapësire reklamuese

Politikë

Balla në Durrës: Të rihetohen 50  ngjarje të rënda kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Balla në Durrës: Të rihetohen 50  ngjarje të rënda

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme ndodhej në Durrës për analizën vjetore të punës së policisë.

Balla gjatë fjalës së tij ka kërkuar që të rihetohen 50 ngjarje të rënda kriminele që janë shënuar në Durrës gjatë viteve të fundit.

“Pjese e analizes sot ne drejtorine e policise se Durresit ishte edhe rihapja e dosjeve te vjetra te cilat jane mbi 50 ngjarje te renda kriminale. Por edhe intesifikimi punes se perditeshme i policise per arrestimine 560 personave te shpallur ne kerkim”, tha Balla.

Ministri ndër të tjera është shprehur se gjatë takimit kanë folur për sezonin turistik për të garantuar një sezon të suksesshëm, si dhe për procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

“Durrësi është kryeqendër e turizmit. Po planifikojmë që gjatë sezonit të ri turistik të kemi dhe mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.

Qarkullimi rrugor mbetet një nga sfidat tonë, shqetësimi im mbetet adresimi i shkeljeve rrugore. U bëj thirrje përdoruesve të rrugës, të reflektojnë për një respektim dhe më të madh të rregullave të qarkullimit rrugor.

Procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit ka qenë pjesë e diskutimit tonë. Besoj se kam qenë i qartë me të gjithë që në punë  e tyre duhet të orientohen vetëm nga ligji”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese