Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla: Më mirë të rritësh dele në Kukës, sesa të punosh në shtëpi bari në Angli

Shkruar nga Newsbomb
Balla: Më mirë të rritësh dele në Kukës, sesa

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë sot në prezantimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave 2024-2030. Gjatë fjalës së tij ministri foli për krijimin e një regjistri të personave që kanë qenë viktimë e trafikimit të paligjshëm drejt Britanisë.

Balla u shpreh se në bashkëpunim me qeverinë britanike ata janë duke krijuar sipërmarrje kryesisht në zonat ky emigracioni është i lartë, si në Kukës dhe Dibër.

“Na duhet që ne të tregojmë shoqërisë tonë rastet konkrete sesi viktima jo vetëm janë marrë në mbrojtje, por janë fuqizuar. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, raste konkrete me qeverinë britanike pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes Ramës dhe kryeministrit Sunak ne po ndërtojmë një regjistër të personave që kanë qenë të trafikut dhe emigracionit të paligjshëm dhe që me mbështetjen e qeverisë britanike po krijojmë sipërmarrje të suksesshme në Kukës, Dibër.

I bie më mirë  të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi barit në Britaninë e Madhe. Këto projekte ne do ti mbështesim  dhe do ti fuqizojmë për të çuar përpara këtë strategji të rëndësishme”, tha ndër të tjera ministri Balla.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese