Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Balla me bashkëshorten e djalin në qendrën e votimit: Humbësi duhet të pranojë rezultatin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla, së bashku me bashkëshorten, Iris Piemezi dhe djalin e vogël janë paraqitur në qendrën e votimit.

Ka pasur edhe një ngatërrim të vogël, në lidhje me votimin e bashkëshortes së Ballës, e cila kishte ngatërruar qendrën e votimit.

Ishte sistemi elektronik ai që dha alarmin se nuk ishte votuese e qendrës së votimit 2705, dhe zbriti tek 2704 aty ku votoi edhe Taulant Balla.

Pas votimit Balla ka dhënë edhe një mesazh, ku tha se të gjithë duhet të votojnë dhe që humbësi duhet të pranoj rezultatin.

“Sot është nëj ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, jam shumë  i  sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtua atë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarë të Elbasanit. Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet të pranojë domosdoshmërisht rezultatin dhe të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë,” tha Balla.

Më shumë




spot_img








spot_img