Hapësire reklamuese

Aktualitet

Balla mban fjalën, i dhuron çelësat e shtëpisë së re familjes Musai me 10 fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Balla mban fjalën, i dhuron çelësat e shtëpisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duket se ka mbajtur fjalën që i dha një nëne me 10 fëmijë.

Balla i dha fjalën Katerinës që solli fëmijën e 10-të në jetë, se ajo e familja e saj Vitin e Ri do ta kalonin në një shtëpi të re me kushte normale.

E kështu ndodhi Balla i ka dhuruar çelësat e shtëpisë familjes me 10 fëmijë dhe kështu Viti i Ri 2024 do të jetë një fillim i ri me një banesë të re për familjen Musai.

“Levan, Fier?Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri?? ? të gëzuar?. GËZUAR 2024?”, thuhet në postimin e Ballës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese