Hapësire reklamuese

Politikë

Balla kërkon të merret masë disiplinore ndaj Grida Dumës: Po bën zhurmuesin, i ndërhyni Ramës kur flet

Shkruar nga Newsbomb
Balla kërkon të merret masë disiplinore ndaj Grida Dumës: Po

Debate të forta në seancën plenare ku po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2022.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që të merret masë ndëshkimore ndaj deputetëve të opozitës, pasi sipas tij po shkelin rregulloren e Kuvendit, duke ndërhyrë në fjalën e kryeministrit Edi Rama.

“Rregullorja e Kuvendit ka disa masa. Ajo që po them ka të bëjë dhe me pjesën tjetër. Unë nuk di asnjëherë kur ju flisni, ndonjë deputet i PD të bërtasë, të thërrasë, të cilat janë parashikuar nga rregullorja e Kuvendit që shoqërohen me masa disiplinore. Unë po ju them që ka nevojë për një respekt të ndërsjelltë.

Nuk do të replikoj me ju zonjë. Jam duke lexuar nenet përkatëse të rregullores. Më vjen shumë keq që një zonjë si puna juaj vazhdon të bëjë zhurmuesin. Siç ke hyrë do të dalësh nga kjo sallë. Unë kërkoj të merret masë disiplinore për zonjën. Kjo seancë duhet të ndërpritet, të merret masë ndëshkimore për njerëz që nuk respektojnë rregulloren”, deklaroi Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll