Hapësire reklamuese

Politikë

Balla jep lajmin e mirë për shqiptarët: 27 vendet e BE-së ranë dakort, javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Shkruar nga Newsbomb
Balla jep lajmin e mirë për shqiptarët: 27 vendet e BE-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët. Ai ka thënë se 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakort që javën e ardhshme të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ka një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 Kërkova fjalën për të ndarë me kolegët këtë lajm shumë të mirë për gjithë shqiptarët. Fillimi i bisedimeve është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët”, tha Balla në Kuvend.

Më herët kryeministri Edi Rama zbuloi nga Madridi propozimin francez për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Teksa publikoi një foto me presidentin Macron, ai tha se ky është propozimi përfundimtar.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni”, shkruan Edi Rama në Twitter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu