Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla jep lajmin e mirë: Negociatat me BE, ja çfarë vendos Komisioni Europian javën tjetër

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është i bindur se javës tjetër Komisioni Europian do të sugjerojë çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Balla e dha lajmin në përfundim të takimit me një përfaqësues të Bundestagut gjerman, ku në të njëtjën kohë shprehu besimin se koalicioni qeverisës në gjermani dhe të Gjelbrit do të shprehen pro çeljes së negociatave në parlamentin gjerman.

Fjala e Ballës:

Sapo pata një takim me një mik të mirë, përfaqësues i Bundestagut gjerman. Javën tjetër komisioni Europian duket ser do t’i sugjerojë vendeve anëtare hapjen e negociatave për Shqipërinë pa asnjë kusht, dhe menjëherë pas kësaj vendet anëtare i kërkojnë parlamentit, dhe në Bundestagun gjerman në një seancë do t’ë kërkohet vendimarrja. Kjo nuk duhet konsideruar si një fitore e PS-së por si një moment historik për të gjithë shqiptarët.

Kam përshtypjen se në parlamentin gjerman do ta mbështesin, jo vetëm koalicioni CDU-CSU por edhe të Gjelbrit që janë një numër i madh. Është për të ardhur keq që në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë opozita nuk bën një figurë të mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed