Hapësire reklamuese

Aktualitet

Balla jep detaje nga spitali: Bujar Çela mori plagë, vinçieri ndërroi jetë në vend

Shkruar nga Newsbomb
Balla jep detaje nga spitali: Bujar Çela mori plagë, vinçieri

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Spitali i Lushnjës foli për ngjarjen e rëndë në Lushnjë, ku deri tani fatkeqësisht kanë mbetur të vdekur vinçieri Landi Verçani dhe djali i tij 20 vjeçar. Të dy babë e bir ishin brenda vinçit i cili shpërtheu.

Balla tha se vinçieri ka mbetur i vrarë që në momentin e shpërthimit të mjetit ekskavator që ai po drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Është plagosur rëndë një person tjetër i gjendur aty pranë brenda mjetit, që dyshohet të jetë i biri i viktimës. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Nuk jam një mjek të jap detaje por mund t’ju them që plaga është arritur të izolohet edhe ky i plagosur është nisur për një trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës. Në total janë 3 persona të plagosur të cilët janë nisur për trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës.  Dhe siç e keni parë ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe për të shpëtuar jetën e personave të plagosur. Ndërkohë policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë po vijon punën për të kërkuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast, do ta quaja tragjedi", tha ministri për mediat.

Sa i përket aludimit se mund të ketë patur një shkak tjetër të shpërthimit, Balla përgjigjet.

"Nuk e kam këtë informacion dhe në këtë fazë është e rëndësishme jeta e të gjithë personave. I takon prokurorisë në drejtimin e së cilës është edhe policia e shtetit e cila ka për detyrë për të gjetur arsyet, shkaqet dhe përgjegjësitë.

Vlerësimin përfundimtar do ta jap një hetim i plotë. Këto janë informacione paraprake të dhëna nga policia e shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë. Të presim hetimin e plotë. E rëndësishme është që ndihma e parë e dhënë ndaj personave të plagosur është e menjëhershme dhe gjej rastin të falënderoj edhe drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës që është gjendur pranë. Dhe në këtë moment është të lutemi për jetët e personave të plagosur", shtoi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese