Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla ironizon PD: Pse nuk mbështet heqjen e taksës “ZEN” te karburantet?

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e paralajmëruar të PD mbi çmimin e naftës dhe thirrjeve të popullit për t’ju bashkuar në shesh të hënën. Nënkryetari i grupit parlamentar ironizoi selinë blu mbi një taksë që sipas Ballës, e ka vendosur qeveria Berisha në fund të mandatit, përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave.

“A e mbeshtet PD heqjen e takses "ZEN" tek karburantet?! Kompanite paguajne 180 dollare per cdo bot 30t per shenjimin (ngjyrosjen) e naftes dhe te nenprodukteve te saj. Per cdo liter nafte paguhet kjo takse nga cdo shqiptar. Prishja e kasaj takse, e penalizon Shqiperine me dhjetera milione Euro, sepse keshtu e ka firmosur Sali Berisha kontraten. Ne respektojmë çdo formë reagimi apo edhe proteste nga ana e opozitës. Po nuk mund të humbim kohë as me imituesin Lulzim Basha, as me padronin e tij Sali Berisha, as griderimat e PD” tha Balla.

“ Ne nuk po ndërtojmë një shtet policor, por po ndërtojmë shtetin që Luli e Saliu e kthyen në një repart bashibozukësh, duke nisur nga policia që ishte vendosur në prehrin e krimit. Lidhur me gjithcka po thote PD per cmimin e naftes ne treg, si ka mundesi qe keta i marrin shqiptaret per budallenj. Kur keta iken nga pushteti e lane cmimin e naftes 1950-1980 leke litri apo jo. Sot ne treg mund te blesh nafte 1550-1630 leke litri. Sigurisht niveli i takasave nuk ka ndryshuar rreth 1000 leke per liter, nivel ky i percaktuar edhe ne marredhenien kontraktuale qe Shqiperia ka me FMN. Nderkohe qe renia e cmimit ne burse i ka dhene efektet me nje ulje shume te ndjeshme 400-450 leke per liter. Per keq ne cmim sigurisht ka ndikuar rritja e vleres se dollarit ne krahasim me lekun. Sepse para dy vjetesh ne Shqiperi cmimi ishte 2 dollare/liter me nje kurs shkembimi 1 dollar - 100 leke, nderkohe sot cmimi ne Shqiperi eshte 1.3 dollare per liter me nje kurs shkembimi 1 dollar - 125 leke. Pra normalisht cmimi ne shitje ne Shqiperi per shkak te rritjes se dollarit ne kembim me lekun duhet te kishte pesuar rritje. PD ankohet per taksat. Njera prej tyre eshte taksa qe kompanite paguajne per shenjimin ne nje vlere prej afro180 dollaresh per cdo bot 30 tonesh. Prej 16 muajsh Qeveria e re shqiptare ka nisur procedurat per heqjen e kesaj takse, te vendosur ne fund te mandatit te Sali Berishes” shkruan deputeti PS, Taulant Balla.

Do thoni ju po pse nuk e hiqni? Sigurisht keni te drejte. Por per heqjen e saj, ai qe e ka firmosur kete takse (Sali Berisha), ka vendosur nje klauzole penaliteti me dhjetera milione euro. Pra ne rast se Qeveria shqiptare e prish kete kontrate, Qeveria ne arbitrazh detyrohet ti paguaje kesaj kompanie nje gjobe shume te majme, te cilen kompania ne fjale do ta deshironte.

Per ata qe nuk e dine po ju kujtoj shume shkurt. Ne fund te mandatit te tij Sali Berisha e ka vendosur taksen "ZEN" permes Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, “Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G. dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.498, datë 30.05.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës". Kjo kontrate u ankimua ne gjykate me te ndryshurar qeverisja, por gjykata e la ate ne fuqi.

Qeveria do duhet te gjeje mekanizma te tjere per heqjen e kesaj takse te turpshme. Taksa quhet "ZEN", me nder emrin e te birit te atij qe e vuri, qe perfiton prej saj dhe qe na e ka lene ne dere.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese