Hapësire reklamuese

Politikë

Balla ironizon hapjen e fushatës së PD: Karshëllëku ndaj masave anti-Covid s’i shërben qytetarëve, por virusit. PS do mandatin e tretë për të...

Shkruar nga Newsbomb
Balla ironizon hapjen e fushatës së PD: Karshëllëku ndaj

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e lagjes ‘’5 Maji’’, ku foli dhe ironizoi hajen e fushatës elektorale të PD mbrëmjen e djeshme.

Balla tha se çdo shqiptar ka pasur mundësinë të kuptojë dallimin e madh mes asaj që përfaqëson PS dhe asaj që ka qenë dhe vazhdon të mbetet PD-ja.

Deputeti socialist u shpreh se ‘karshillëku’ ndaj masave anti-Covid, nuk i shërben askujt përveç se sëmundjes dhe pasojave që sjell ajo tek qytetarët. 

“Mbrëmë kishim një startim zyrtar të fushatës. Besoj çdo qytetar, çdo shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka pasur mundësinë që dje të kuptojë dallimin e madh mes asaj që ne jemi dhe që ne përfaqësojmë dhe asaj që kanë qenë, vazhdojnë të jenë dhe do të mbeten ajo çfarë ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë.

Dje është bërë dallimi i qartë dhe thirrja ime për çdo qytetar të Shqipërisë është që të mos ta harrojë për asnjë moment atë pamje sa idioteske, por edhe kriminale sepse karshillëku ndaj masave anti-Covid, nuk i shërben askujt përveç se sëmundjes dhe pasojave që sjell sëmundja. Shkelja e rregullave është t’i bësh sot aleatin virusit. Le të kthehemi në Elbasan”, u shpreh deputeti Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS sqaroi më tej  edhe arsyet përse PS-së i duhet mandati i tretë, ku sipas tij, do të hapë një kapitull të ri, duke u fokusuar tek procesi i urbanzimit dhe infrastruktura në rrugë e kanalizime për qytetin e Elbasanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu