Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Balla i kthen përgjigje të prerë Alibeajt: Jo formula 4-2-1! Kjo është ma jep mua Presidentin, më mirë thoni kështu

Shkruar nga Newsbomb
Balla i kthen përgjigje të prerë Alibeajt: Jo formula 4-2-1! Kjo

Pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, ditën e sotme është mbledhur sërish Konferenca e Kryetarëve, ku palët politike caktuan dhe raundin e tretë i cili do të mbahet më 30 Maj.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dhënë një përgjigje të prerë Enkelejd Alibeajt sa i përket formulës “4-2-1” për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Balla u shpreh se nuk bien dakort me kushtin e vendosur nga Alibeaj dhe nëse ky kusht është i panegociushëm, atëhere ai u bëri apel dy kreytarëvetë tjerë të Grupeve Parlamentare, Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut, që të gjejnë një listë emrash gjithëpërfshirëse.

“Si ti thuash tjetrit hajde negociojmë. Proces quhet ky, ky nuk quhet President, kjo është ma jep mua Presidnetin dhe ta zgjedh unë. Më mirë thuaj kështu, mendoju që ju takon juve, 11 kandidatë kam dëgjuar nga mediat dhe mund ti sillni zyrtarisht që unë mund t’ju them po, filan kandidat. E kam shprehur, nuk ka më histori që unë të filloj të marr nëpër gojë , ky bën apo ky nuk bën, të gjithë bëjnë, ose ndosjta asnjëri nag ata nuk bën .

Këtë e kemi për avokatin e popullit, për presidentin jo, president i Republikës duhet të kalojë në një process më të gjerë.  Nuk do të propozojmë kandidatë me shpresën se mund të ndodhë edhe ajo që tha Mediu.

Unë ende shpresoj që ne duhet të vazhdojmë të takohemi ku të kalojmë direkt tani, ti lemë këto formula. Mund të vihet me 11 kandidatura me 7 me 5. A mendoni ju që njëri nga ata është i gatshëm që ju mund të votoni.Nëse do të jetë një kandidaturë që do të vijë nga ju dhe nëse do biem dakort edhe ne zotimi im si kryetari i Grupit do të jetë që 74 deputetët e PD ta mbështesin. Edhe 20 firmëtarët të paktën do të jetë një President që do të ketë 94 vota në seancën plenare.

Formulën 4-2-1 nuk kemi dakordësi së bashku  dhe nëse ky kusht i Alibeajt është i panegocishëm atëhere apeli im është për kryetarët e tjerë të GP për të gjetur një lsitë emrash gjithëpërfshirëse për ta gjetur, jam i sigurt që kemi shumë mundësi për të gjetur një President apo PResidnete që ta mbështesim përtej 84 votave në Kuvend”, tha Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll