Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Balla flet për zgjedhjet në Kosovë: Uroj mikun tonë Albin Kurtin, edhe partitë tona pas 25 prillit të pranojnë rezultatin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1dc6e49714bf887999427e0414ddd8ac

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit socialistë të qarqeve ka folur për median.

Ai i ka shprehur urime fitoren Lëvizjes Vetëvendosje, që do të krijojë qeverinë e re të Kosovës.

Balla u shpreh se zgjedhjet ishin të mira të rregullta, teksa ka përgëzuar paertitë politike në Kosovë që në mënyrë demokratike kanë pranduar rezultatin.

Numri dy i PS u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova në lidhje me zgjedhjet.

“Shqipëri-Kosovë janë si motër e vëlla dhe se këto eksperienca janë të vlefshme,” tha ai.

“Dua ta nis e një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standard të larët, për një pjesëmarrje të admirueshme në zgjedhje. Kemi diskutuar në mbledhjen e Shtabit, mbi zgjedhjet në Kosovë. Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë. Gjej rastin që të përgëzojë të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën dhe standardin e zgjedhjeve. Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen, mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Uroj që krijimi i qeverisë së re të marrin kohën e mjaftueshme. Mezi presim bashkëpunim. Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin. Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet. Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve”,tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img