Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Balla flet për ftesën e Ramës për Bashën dhe tregon kushtin: Pa ujkun dhe çakallin, PD të heqë dorë nga fyerjet….

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha për mediet se ftesa e kryeministrit Edi Rama për Bashën, është pa Sali Berishën dhe Ilir Metën. 

“Ftesa e Ramës për Bashën është pa Saliun dhe Ilirin, pa ujkun dhe çakallin”, tha Balla duke shtuar më tej se dëshira e PS është që Basha të shkëputet nga kjo dyshe. Nëse nuk heq dorë është kukulla në duart e Saliut dhe Ilirit, Dëshira jonë e madhe është që të shkëputet nga dy keqpërdoruesit”, u shpreh Balla.

“PS do fitojë zgjedhjet dhe do të respektojë çdo vullnet të popullit. Thirrja ime është që PD të heq dorë nga fyerjet që u bën qytetarëve të Elbasanit. Jam i informuar përmes jush që ka ngritur një sërë akuzash për banorët përfshirë edhe mua, ndër ta një banor 70 vjeçar që është duke luftuar me Covid dhe vuan nga sëmundje të tjera të qenka pjesë e një plani që të marrë mandatin Gazmir Bardhit. Në këtë kontekst këta janë ca qesharakë që Elbasani do ti ndëshkojë me votë”, tha  deputeti socialist.

Ndër të tjera Balla komentoi edhe nxjerrjen e të dhënave personale nga portali i qeverisë e-Albania, ku tha se listat e publikuara në medie sipas tij nuk i përkasin PS.

“PS e Shqipërisë është më e madhja në vend. Ka të dhënat e saj, të dhënat e servirura me pagesë nga një media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS. Janë të sajuara”. tha Taulant Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img