Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Balla flet pas mbledhjes së Grupit të PS: Ligji për Aministinë Fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, opozita nuk e ka ekskluzivitetin për Avokatin e Popullit

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë një prononcimi për shtyp, deklaroi se ligji për aministinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit, si dhe u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë në këtë sesion parlamentar.

Balla tha se gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PS, deputetëve u është kërkuar që të dalin në terren, në takime me qytetarët, duke shtuar se PS ka vetëm një aleat, pikërisht qytetarët shqiptarë.

Balla: Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme.

PS ka vetëm një aleat, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kjo seancë e parë lidhet me një lloj vlerësimi për çdo deputet. Kjo ishte  një mbledhje e shkurtër, sigurisht do te ketë seanca të tjera. Kuvendi i ka votat për të votuar në cdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë  ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për  Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar.

I pyetur në lidhje me Avokatin e Popullit,  deputeti socoalist u shpreh se opozita nuk e ka ekskluzivitetin për këtë, pasi sipas tij nuk respekton kandidatuarat që ka zgjedhur vetë

Pyetje: Avokati i popullit do ia lini opozitës?

Balla: Opozita nuk  ka ekskluzivitetin për të zgjedhur Avokatin e Popullit. Fakti që opozita nuk respektoi kandidaturat që kishte zgjedhur vetë, ju e patë kur ikën nga seanca parlamentare, kur opozita propozon një numër 4, ne zgjedhim 2. Kjo na bën të kuptojmë që opozita nuk është serioze në përgjegjësinë e vet. Procesi i shpalljes së interesit do të jetë një proces i hapur. Na duhet një avokat i popullit dhe jo i partisë.

Thirrja ime për opozitën është që në këtë fazë të re të integrimit të vendit, ku kërkohet që për çështjet e integrimit të gjejmë sa më shumë konsensus. Ajo që na ka diferencuar ne nga vendet e tjera, është se dialogu pozitë-opozitë ka qenë i kahershëm dhe kështu do mbetet, të mos shihet si “tradhti” kur opozita dialogon me ne. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mbetet një prioritet kryesor. Komisioni për çëështjet Europiane, më i rëndësishmi. Kuvendi ka nevojë për një reformë të thellë.

Më shumë