Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Balla flet me krenari nga Britania: Brenda vitit emigracioni i paligjshëm u ul me 90%

Shkruar nga Newsbomb
Balla flet me krenari nga Britania: Brenda vitit emigracioni i paligjshëm u

Një vit pas vizitës së kryeministrirt Rama edhe ministri i Brendshëm, Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM).

Në një postim në rrjetin sociale Facebook, Taulant Balla ka zbardhur takimin me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick, ku thotë se u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

'Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi. Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm,” – shkruan ministri Balla.

Taulant Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese