Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit Psikiatrik në Elbasan: Nuk ka kuptim më të bukur festa sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Balla drekë Krishtlindjesh në kishë me pacientët e Spitalit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë sot në drekën që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit me rastin e festës së Krishtlindjeve.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaron se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

"Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po adhtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.

Gëzuar Krishtlindjet?", shkruan Balla.

 

80285192_2654779994567585_4654780534864478208_n.jpg80648612_2654780001234251_3154905980039331840_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll