Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla: Bojkoti i PD-së është fyerje për demokratët, zgjedhja e Presidentit është tërësisht kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Balla: Bojkoti i PD-së është fyerje për demokratët,

Kreu i Grupit Paralamentar i PS, Taulant Balla, u shpreh se procesi për zgjedhjen e presidentit është tërësisht kushtetues.

Deputeti i PS hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës, duke thënë se Presidenti Ilir Meta ka dhënë dekretin, duke liruar Bajram Begajn nga detyra, në tokë shqiptare, pasi Konsullata shqiptare në Stamboll, është tokë shqiptare.

Balla: Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë. Procesi është tërësisht Kushtetues. Natyrëshëm që Kuvendi sot ka pritur me seriozitet porocedurën e nisur nga MB, kryeministri dhe Presidenti Ilir Meta. Nëse Berisha është i kënaqur nga Meta dhe do të çojë Metën në Kushtetuese, ta provojë.

PS ka vendosur një standard në këtë proces i ndarjes në dy faza. Faza e parë ishte dëshira jonë për të dialoguar me opozitën. Në tre raundet e para, të drejtën për të propozuar e ka opozita, në raundin e katërt e kemi ne të drejtën. Ne kemi pasur kontaktet me pjesë të caktuara të opozitës, kemi pasur edhe dëshirën për të dialoguar me grupin parlamentar të PD, por ky i fundit shpalli bojkot dhe kjo është tejet e rëndë që PD nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Të mos harrojë asnjë deputet që këtu është përfaqësues i vendit. Duam t’i japim Shqipërisë një President normal dhe ndryshe nga ai i pari. Duhet të ndajmë konceptin e propozimit nga ai i emërimit. Besoj se jemi të qartë dhe ju ftoj që të ndjekim rezultatet e votimit. PD ka bërë bojkote shpesh herë. Me 103 deputetë të pranishëm ky është një lajmi mirë. Besoj se Begaj është një kandidaturë konsensuale.PS nuk propozoi një kandidat brenda vetes, por një njeri që i ka shërbyer vendit, me pozicionin e ushtarakut. Ai përfaqëson atë që duhet të ketë një president, respekt dhe dashuri për atdheun.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll