Hapësire reklamuese

Politikë

Balla apel gjimnazistëve: Çdo tentativë keqbërësi t’ua komunikoni epërorëve

Shkruar nga Newsbomb
Balla apel gjimnazistëve: Çdo tentativë keqbërësi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me trupën drejtuese dhe nxënësit e gjimnazit “Abaz Shehu” në qytetin e Tepelenës, ku informua rreth zbatimit të masave të paketës së sigurisë në shkolla dhe problematikave të mundshme në këtë institucion të arsimit të mesëm.

Ministri Balla vlerësoi nivelin e zbatimit të masave të paketës së sigurisë dhe u kërkoi gjimnazistëve që për çdo problem negativ, sidomos tentativave për shpërndarje lëndësh narkotike, të vinin në dijeni drejtuesit e shkollës, ose policinë.

Pasi u njoh me gjendjen e shkollës dhe masat e marra, ministri Balla tha se “ju kërkoj, si një shembull i mirë që nuk e njihni fenomenin e konsumimit të drogave, të vazhdoni ta ruani këtë sjellje. Duhet të jeni realisht shumë të përkushtuar në marrëdhëniet me drejtuesit e shkollës, edhe me oficerin e sigurisë, që çdo tentativë keqbërësi që kërkon t’ju tërheqë në rrjetën e përdorimit të lëndëve narkotike, t’ua komunikoni drejtuesve të shkollës, oficerit të sigurisë, por edhe punonjësve të policisë”.

Sa i përket rrezikut të fenomenit të konsumit të lëndëve narkotike, Balla nënvizoi se “përdorimi i lëndëve narkotike dëmton shëndetin tuaj, por edhe financat e familjeve tuaja, e ju shkëput marrëdhënien me shkollën, me aktivitetet sportive.”

Ministri theksoi se lufta kundër fenomeneve negative, kriminale, kërkon angazhimin e secilit, për të qene e suksesshëm.

“Policia ka bërë një punë të shkëlqyer për të ndaluar çdokënd që tenton të bëjë biznes me shëndetin tuaj, me jetën tuaj. Por vigjilenca duhet të jetë dhe ne nuk mund ta fitojmë këtë betejë nëse nuk kemi mbështetjen tuaj. Sepse ju shikoni gjithçka dhe e dini fare mirë, çdo rast kur dikush bie pre e këtyre kontakteve dhe këtyre keqbërësve,” – u shpreh Ministri.

Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku., i cili në apelin për gjimnazistët, nënvizoi se “do të kërkoj që ju, përmes kontakte me mësuesit ose drejtpërdrejt me punonjësit e policisë, të transmetoni te në gjithçka nga shqetësimet e juaja që kanë të bëjnë jo vetëm me fenomenet e përdorimit të narkotikëve, drogave, por edhe më çështjen e bullizimit, problematikave që keni ju vetë si nxënës”.

Drejtuesit e gjimnazit “Abaz Shehu” shpjeguan se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me strukturat lokale të policisë. Prej 3 vitesh kanë në shërbim një oficer sigurie në shkollë dhe se patrulla të policisë janë të pranishme në mëngjes, para fillimit të mësimit dhe më pas gjatë pushimit të madh. Drejtuesit e shkollës sqaruan gjithashtu se kanë një sistem modern kamerash për ambientet e brendshme dhe për ato të jashtme që përfshijnë edhe pjesë të perimetrit të sigurisë në shkollë. Ato bënë me dije se nuk ka problem të përdorimit të drogës në këtë gjimnaz.

 

Në këtë takim të Ministrit Balla, ishin edhe autoritet lokale, Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, përfaqësues të qeverisë së nxënësve etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese