Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Balili mbrohet nga politikanët”, Ambasada Shqiptare letër CNN: Përgjënjeshtroni lajmin

Shkruar nga Newsbomb

Zyra e ndërlidhjes së policisë shqiptare në Athinë ka reaguar ndaj publikimeve në median greke, ku aludohet se Klemend Balili ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri e prandaj është i paprekshëm.

Drejtuesi i zyrës, Andi Likaj, i ka dërguar një letër medias CNN Grek, ku kërkohet që kjo e fundit të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar më 11 maj, që u riciklua pastaj në gjithë mediat greke, por edhe shqiptare.

Në vazhdim të artikullit të publikuar më 11 maj, me titull “Politikanët i ofrojnë mbrojtje baronit të kartelit të Ballkanit”, lidhur me asgjesimin e një organizate kriminale, ku ndër të tjrera shkruani se “një punonjës i policisë sillet të ketë thënë se shqiptarit që akuzohet si kreu i organizatës nuk mund t’i bëjmë gjë këtu në Shqipëri, pse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë në nivele shumë të larta”, ju bëjmë me dije se:

Policia shqiptare, ashtu si dhe çdo pjesëtar i saj, që ka hetuar për këtë organizatë, asnjëherë nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka dhënë kontributin maksimalë për hetimin dhe asgjesimin e kësaj organizate, gjë që vërtetohet edhe nga deklarata zyrtare që është publikuar më 10.05.2016 në faqen e internetit të Policisë greke.

Deklaratat e pavërteta që publikuat nuk pasqyrojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe greke, posaçërisht sa i përket luftimit të krimit të organizuar, ku bashkëpunimi ka nivele shumë të larta dhe produktivitet maksimal.

Prandaj, në respekt të së vërtetës dhe të fakteve, kërkojmë nga ana juaj përgënjeshtrimin e lajmit në fjalë si dhe publikimin e letrës tonë.

Në një komunikim me ABC News, Andei Likaj, drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes së policisë shqiptare në Athinë, tha se ende nuk ka ndërnjë pergjigje nga media greke. (Abc News)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.