Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Bajram Begaj jep dorëheqjen te Peleshi e Rama, pritet vendimi i Metës për shefin e Forcave të Armatosura

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjeneral Bajram Begaj ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, shkruan newsbomb.al. Kërkesa e tij i është dërguar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama.

Këtë e ka konfirmuar pak më parë dhe Taulant Balla, i cili ka shprehur ndërkohë se pritet që në minutat dhe orët në vazhdim, dhe Presidenti Ilir Meta të firmosë lirimin nga detyra të gjeneralit që do të jetë pasardhës i tij.  

“Kandidati për President ka depozituar te Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri kërkesën e tij për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcat e Armatosura. Ligji për Forcat e Armatosura parashikon se ushtarakët duhet të japin dorëheqjen para se të zgjidhen.

Kjo procedurë do përfshijë brenda minutave në vijim dhe Presidentin e Republikës aktual. I cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe kjo nuk do jetë një betejë e radhës me Presidentin aktual. Megjithatë, ne kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij ngërçi nëse na krijohet”, u shpreh Taulant Balla, kreu i Grupit të PS.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img