Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Bagdati në prag të kaosit politik, protestuesit brenda ‘zonës ndërkombëtare’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bagdati ishte në prag të kaosit politik sot. Qyteti është nën gjendje të jashtëzakonshme. Protestuesit kanë zaptuar një pjesë të Zonës Ndërkombëtare, që dikur ishte e pakalueshme për qytetarët e zakonshëm, ushtria është në gjendje gatishmërie, ndërsa ligjvënësit kanë marrë arratinë.

Sot në mëngjes, kleriku shiit Moktada al Sadr kishte mbledhur përkrahës të tij para parlamentit të braktisur. Ligjvënësit e braktisën parlamentin dje pasi protestuesit u futën në selinë e organit legjislativ.

Zyrtarët thonë se mijëra protestues vazhdojnë të mbajnë të uzurpuar Zonën Ndërkombëtare ku ndodhen zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe shumë ndërtesa qeveritare.

Uzurpimi i parlamentit ishte pika kulmore e një situate të trazuar që ka zgjatur prej disa javësh. Kleriku al Sadr ka kërkuar ngritjen e një qeverie të re me teknokratë. Kryeministri Haidar al Abadi, i cili kishte premtuar reforma nuk ka arritur të realizojë ndryshime reale, pasi partitë politike, në luftën e tyre për pushte, bllokuan shumë nga kandidatët e Al Abadit. (Voa)

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img