Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një foto me babain e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
"Baca Ndue, u kry… Nga sot e tutje, nis një tjetër betejë. Në Kolsh të Lezhës, në shtëpinë e malësorit fisnik Ndue Nika, babai i “Dëshmorit të Atdheut” Aleks Nika.
Në kujtim, të atij burrit (Aleks Nika), që qëndron ne foton e varur në faqen e murit pas nesh, i ekzekutuar barbarisht në protestën e 21 janarit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”….,"shkruan Artan Hoxha.
Lexo edhe: Gjykata e Lartë i vë vulën: Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar do të hetohet nga SPAK!
Sot Gjykata e Lartë ka vendosur që hetimet për vrasjen e protestuesit socialist Aleks Nika në 21 Janar 2011, përpara Kryeministrisë, të kryhen nga SPAK. Muaj më parë Prokuroria e Posaçme refuzoi dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, për mos-kompetencë.
Mirëpo, vendimi i Gjykatës së Strasburgut në Nëntor 2023 që theksoi se vrasja e Aleks Nikës ishte një krim shtetëror i pazbardhur dhe duhej të hetohej nga drejtësia shqiptare.
Kjo bëri që gruaja e protestuesit të vrarë Aleks Nika, Rajmonda Nika t’i drejtohej Gjykatës së Lartë dhe të kërkonte nga organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri që të urdhëronte SPAK që të merrte përsipër dosjen dhe të niste hetimet.
Palët janë ballafaquar këtë të martë në Gjykatën e Lartë dhe trupa e gjyqtarëve kanë urdhëruar që Prokuroria e Posaçme të regjistrojë procedimin penal të kërkuar dhe të nisë marrjen e përgjegjësisë penale nga personat e përfshirë në krimin shtetëror të 2011.
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dukej i kënaqur me vendimin e sotëm pasi ata nuk i kanë ndaluar asnjëherë përpjekjet për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.
“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që të gjykohej nga Gjykata e Lartë. Vendimet e saj janë përfundimtare. Ata vendosën që kërkesa jonë të hetohet nga SPAK. Ka dhe një vendim të Strasburgut që detyron edhe SPAK edhe gjykatën”, u shpreh Mark Nika.
Po ashtu, edhe gruaja e protestuesit të vrarë tha se do të dorëzojnë në SPAK materiale audio që janë autentike, me shpresën se çështja do të trajtohet siç e meriton.
“E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresojmë të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu siç e meriton. Ne kemi kallëzuar të gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha e të gjithë me radhë. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Kemi disa materiale audio dhe këtë kemi pritur, do i depozitojmë atje (në SPAK)”, tha Rajmonda Nika.
Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!
Ky vendim i ka… — Edi Rama (@ediramaal) March 12, 2024
Sondazh
Poll