Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Babi, më bëri gjëra që nuk t’i them dot”, ngjarja e rëndë në Selenicë, kryeplaku tregon si vajza e dytë e familjes i shpëtoi nga duart autorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme mbarë opinioni është tronditur nga ngjarja horror që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur, mirëpo përdhunoi dhe vajzën e shtëpisë.

Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse.

Ai thotë se vajza e dytë e familjes i shpëtoi duarve të autorit dhe se ka vrapuar për të kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët. Sipas tij Çobaj lidhi me litar dy prindërit, ndërsa fëmijët i mbylli në një dhomë tjetër.

Ndërsa, sa i përket dyshimeve se autori kishte abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku bëri me dije se vajza filimisht e mohoi një gjë të tillë, mirëpo më pas para policisë e pohoi dhe tregoi gjithçka.

Më vonë ajo i tregoi të atit se 37-vjeçari e kishte përdhunuar se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait.

“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme.

Vajtën te shtëpia . Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me par borxh.

Autori ka lidhur prindërit dhe fëmijët i ka çuar të gjithë në një dhomë. Vajza e dytë thotë se doli nga dhoma dhe iku me vrap nga atje dhe lajmëroi bashkëfshatarët dhe kryeplakun.

Problemi me vajzën e madhe të familjes që është abuzuar nisi sot, policia e mori në pyetje vajzën në prani të nënës dhe ajo nuk tha asgjë. Por më vonë vajza i ka thënë babait që autori e kishte përdhunuar dhe se i ka bërë gjëra që nuk i thotë dot. Janë të gjithë me aftësi të kufizuara. Jetojnë me ndihma, në kushte të vështira ekonomike”, shprehet kryeplaku.

Kujtojmë se Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqe dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.

Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.

Më shumë


spot_img









spot_img