Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babë e bir në Shkodër u përcollën me “Gjamën e Burrave”, organizatori Gjon Dukgilaj: Shpresoj të mos përsëritet më, ishte shumë e rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Babë e bir në Shkodër u përcollën me “Gjamën

Atë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët  humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër, u përcollën në ceremoninë mortore, sipas traditës malësore të Shqipërisë.

Organizatori Gjon Dukgilaj ka rikthyer “Gjamën e Burrave”, ku burrat e afërm të familjes kanë vajtuar humbjen e njerëzve të dashur, duke ua lehtësuar sadopak dhimbjen familjes.

Dukgilaj ka thënë se shpreson që kjo “gjamë” të mos përsëritet më, pasi ishte shumë e rëndë.

“Shpresoj që kjo gjamë të mos përsëritet më, ishte shumë e rëndë”, ka thënë ai.

“Gjama e Burrave” është një këngë vajtuese ku burrat e afërt të një ngjarje të hidhur, vajtojnë për humbjen e jetëve. Kjo këngë e ka zanafillën që pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, i cili vdiq në 17 janar të vitit 1468.

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në zonat e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës etj, riti i “gjëmës së burrave” ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 dhe tradita ka vazhduar deri në vitin 1960.

Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e disa vite më parë.

Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Regjimi komunist e ndaloi këtë rit të veçantë, duke e cilësuar si “zakon prapanik”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll