Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babë e bir hidhnin gurë në rrugë, arrestohen në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Babë e bir hidhnin gurë në rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit për pesë minuta në aksin rrugorë Fier - Kolonjë në vendin e quajtur “Vajkan”.

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Edmond Kaja 52 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier dhe Redjon Kaja, 20 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier. Ata bashkëpunonin duke hedhur gurë në rrugë dhe duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Babë e bir akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjetëve të transportit”, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.