Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Babë dhe bir goditën me sende të forta dhe bënë për spital dy persona, arrestohet 57-vjeçari në Krujë shpallet në kërkim djali

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6281180c4ea964d649922a1e0ef4b39d

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim për ‘plagosje të rëndë me dashje’.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Personat në fjalë dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi policisë:

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img