Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘BABALJA’, flet Albert Veliu: Nuk dorëhiqem nga varianti i treguar në dëshmi (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja

Protagonisti i përgjimit të çështjes Babale, Albert Veliu, nga Belgjika ku ndodhet në azil politik me anë të një telefonate me moderatoren Eni Vasili, ka deklaruar se nuk tërhiqet nga versioni i tij i dhënë i dëshmisë. 

Në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, moderatorja u shpreh se ka komunikuar me anë të telefonit me Albert Veliun dhe ky i fundit ka deklaruar se ai nuk tërhiqet dhe do t’i shkojë  deri në fund dëshmisë së tij të dhënë.

Nga ana tjetër edhe avokati i Albert Veliut, juristi i njohur në Kosovë, Tom Gashi, i ftuar në  një studio paralele në emisionin ‘Open’, tha se klienti i tij Veliu do të deklarojë më shumë detaje rreth çështjes Babale, në momentin kur të ndihet i sigurt për jetën e tij.

Ju zonja Vasili e keni bërë edhe më parë një intervistë me mua dhe Albert Veliun në zyrën time në Prishtinë, ku ai ka deklaruar se detaje të tjera rreth ‘Babales’ do t’i thotë në një moment më të përshtatshëm kur ai të ndihet i sigurt për jetën e tij’, ka thënë avokati Gashi.   

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll