Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Babalja”, avokati Gjata: Të na vihet në dispozicion ekspertiza angleze. Si u zbulua imituesi i zërit të Xhafaj?

Shkruar nga Newsbomb

Avokati Çlirim Gjata, pjesë e trupës mbrojtëse të gazetarit Jetmir Olldashi në çështjen “Babalja”, akuzon prokurorinë për shkelje të shumta proceduriale duke nisur nga mos vënia në dijeni e palëve përmes dokumentacionit, përfshi edhe ekspertizën e audio përgjimit të kryer nga laboratory anglez.

Gjata ngriti pyetjen se “nëse ka rezultuar se zëri në audio përgjim nuk është i Argon Xhafajt, si është zbuluar që i përket imituesit?”.

Pjesë nga deklarata e avokatit Gjata:

Të na vihen në dispozicion të gjithë dokumentacioni që ka dosja. Të na vihen në dispozicion të gjitha çfarë ka bërë prokuroria në këtë kohë për sa i përket lidhjes së aferave të drogës. Është e detyruar me ligj e me kushtetutë të na ikomunikojë të gjitha, nuk mundet prokuroia pa ia komunikuar palëve.

Të na vihet në dispozicion e gjithë procedura si është ndërmarrë ky ekspertim. Ndryshe është shkelje kushtetute. Me çfarë procedure janë marrë kampionët e zërit që janë cuar në Angli. Është gjetur prokurori në prokuorinë e rrethit, në 10 të darkës, dhe sot që vijmë ne nuk ka një prokuror.

Ky audiopërgjim që është i manipuluar, si është i manipuluar, në brendësinë e tij, pra janë manipuluar fjalët, apo vjen nga një situatë e inskenuar? Si u gjet ky person që thonë se ka imituar Xhafajn. A u bë ekspertimi i zërit të këtij? Mirë s’ështqë zëri i zotit Xhafaj, por si u mor vesh që është zëri i tij? Prokuroria ka për detyrë të na i verë në dispozicion këto. Të gjitha hap pas hapi..

Detyrat që i është lënë laboratorit, duhet t’i komunikoheshin palëve. Ne kemi pretendimet tona, të ribëhet, të merren palët të vendosen në të njëjtat pozicione dhe të ribëhet. Të gjitha këto do të ribëhen, jo kështu, ka ardhur nga Anglia dhe… Ne kemi të drejtën e ankimit, çdo sekondë që kalon është në dëm të të dyshuarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu