Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Babait të 30 fëmijëve i ‘buzëqesh’ fati, shet dy gurë të çmuar për miliona dollarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2014daeef56e874948de8badbe2b1343

Një minator në Tanzani u bë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë të çmuar me emrin “Tanzanite”, që konsiderohen si më të mëdhenjtë që janë gjetur ndonjëherë në vend.

Saniniu Laizer fitoi 3.4 milionë dollarë nga Ministria e Minierave për këta dy gurë të veçantë që së bashku arrinin një peshë prej 15 kg.

“Do të bëjmë një festë të madhe nesër”, deklaroi babai i 30 fëmijëve për mediat e huaja.

Guri Tanzanite gjendet vetëm në pjesën veriore të Tanzanisë dhe përdoret për të bërë stoli. Ai është një nga xhevahiret më të rrallë të Tokës dhe shumë gjeologë vlerësojnë se burimet e tij mund të shterojnë krejtësisht brenda 20 vitesh.

Guri i çmuar ka disa varietete që variojnë sipas ngjyrës. Çmimi i tij përcaktohet nga ngjyra dhe qartësia, sa më të mëdha të jenë aq më i lartë është dhe vlerësimi monetar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img