Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babain ia vrau gjyshi, nëna vuan dënimin në burg, përplaset për vdekje djali i Kudret Saliajt

Shkruar nga Newsbomb
Babain ia vrau gjyshi, nëna vuan dënimin në burg, përplaset

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka përplasur djalin e çiftit që u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë pranë Gjykatës së Tiranës, Kudret dhe Dhurata Saliajt.

Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht Enjon Saliajn ka humbur jetën, ndërkohë shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të riut.

Enjon Saliajni është djali i Kudret Saliajnit i cili më 4 Qershor të 2021 u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari pranë Gjykatës së Tiranës.

Ai pritej të futej në gjyq për divorcin me bashkëshorten Dhurata Saliaj, por babai i kësaj të fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë.

I plagosur nga plumbat e pistoletës së Mexhit Picarit mbeti dhe ish-prokurori Adriatik Cama.

Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll