Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Babai u ngul thikat dy vajzave të tij. Njëra vdes, tjetra në gjendje kritike. Më pas i qetë, pret në oborr policinë (DETAJE TE REJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

U ka ngulur thikat në mënyrë makabre dy vajzave të tij, e më pas i qetë ka pritur në oborrin e shtëpisë policinë. Njëra prej vajzave, më e vogla vetëm 16 vjeç ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa e madhja 23 vjeç ka mbërritur në gjendje kritike në spital, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Një baba, krejtësisht i dehur, i ndarë nga gruaja e tij prej disa kohësh por zyrtarisht vetëm para 2 ditësh, ka shkaktuar tragjedinë në familjen e tij, krejtësisht në gjendje të dehur.

Kujtim Ibraj 56 vjeç, ka hyrë në shtëpinë e ish-bashkëshortes Lutfies, dhe ka nisur të debatojë ashpër me të. 56-vjeçari jetonte ngjitur me shtëpinë e tyre, në një dhomë të veçuar, ndërsa ish-bashkëshortja me 6 fëmijët e tyre, 4 vajza dhe dy djem.

Pas debatit të ashpër, menjëherë dy vajzat Elidona dhe Esmeralda janë futur për t’i ndarë dhe për të ndihmuar nënën e tyre, kur kanë parë edhe që i ati kishte marrë një thikë të madhe nga kuzhina. Por ai, krejtësisht i dalë nga kontrolli u ka ngulur disa herë thikat në trup vajzave të tij.

Më pas, mes gjakut, rënkimeve dhe kujës së nënës së vajzave, ai ka zgjedhur të dalë qetësisht në oborr në pritje të policisë.

Elidona nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa e motra e saj në gjendje të rëndë kërkonte ndihmë për të ndjerën. ‘’Ju lutem merruni me Elidonën. Ajo është keq, i ra të fiktë…’’, ka përsëritur herë pas herë e plagosura, siç raporton ‘’Panorama’’. Ndërsa babai-vrasës nuk ka qenë në gjendje të flasë, madje nuk ka kuptuar aspak se vajza e tij 16 vjeçe ka vdekur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën ”Jordan Misja”, ku familja jetonte pas mbërritjes nga Puka.

{mp4}31435{/mp4}

Më shumë


spot_img








spot_img