Hapësire reklamuese

Aktualitet

Babai tha se mund të jetë detyruar nga persona të tjerë, gjyqtarja Enkelejda Hoxha merret me urgjencë në pyetje nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar nga SPAK për shkak se lironte të dënuarit me burgim të përjetshëm në këmbim të shumëve të mëdha të parave, është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK.

Ka qenë deklarata e babait të saj, i cili pak ditë më parë është shprehur se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe e bija mund të jetë detyruar që të lirojë këta persona, që kanë bërë prokurorin Altin Dumani ta thërrasë me urgjencë në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkohë prokuroria ka shtrirë hetimet në një tjetër pistë , pasi hetuesit  eSPAK po verifikojnë edhe transferimet e viteve të fundit në burgun e Fushë Krujës.

Edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kan nisur një hetim disiplinor për të gjitha lirimet që janë bërë kohët e fundit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.