Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Babai shpirtëror i Edi Ramës’, rrëfehet Kokëdhima: Në opozitë konsultohej ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar ditën e sotme në një bashkëbisedim me studentët e UET, ka folur për marrëdhënien mes tij dhe Edi Ramës, ku ka thënë se është zhgënjyer shumë nga Partia Socialiste.

Kokëdhima ka thënë se për Ramën ai nuk ka qenë një mik, por ka qenë një mentor i vërtetë, duke shtuar se kryeministri shkonte te ai sa herë që kishte nevojë.

Ish-deputeti ka vijuar duke thënë se kur ishin në opozitë Rama ishte një person që konsultohej, ndërsa tashmë është tjetër njeri.

Këto janë parti që tmerrohen nga vota dhe votimet e lira. Nga 2003 deri më 2007-ën, kam qenë mentori i Edi Ramës, nuk kam qenë mik i tij, sepse ai në opozitë është një person që konsultohet, kërkon, pyet këdo, dëgjon, etj., etj. Në pushtet është tjetër gjë dhe në opozitë është krejt tjetër njeri. Ai vinte tek unë sa herë kishte nevojë, edhe në 6 të mëngjesit, edhe në 10 të natës. Jam natyrë e hapur dhe konsultoj me nedrshmëri këdo që ka nevojë për mendimin tim. Dhe këtë njeri e kam konsultuar gjithnjë në rrugë të drejtë dhe gjithnjë në përputhje me interesin publik”, ka thënë Kokëdhima.

Më shumë

spot_img