Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Babai s'duroi dhimbjen e humbjes së djalit dhe vrau veten, gazetari: Martaneshi është në zi, ata ishin babë e bir, por ishin po aq edhe shokë të mirë

Shkruar nga Newsbomb
Babai s'duroi dhimbjen e humbjes së djalit dhe vrau veten, gazetari:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku babë e bir humbën jetën në vetëm pak orë diferencë.

Jashar Gjoni humbi jetën nga një infarkt në zemër, ndërsa vetëm pak orë më pas babai, Zenel Gjoni i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me armë.

“Më datë 09.11.2021, rreth orës 21:30, në Rrugën e Barrikadave”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Z. Gj, 80 vjeç” njoftoi policia për ngjarje.

Gazetari Luan Rama dhe ish-nënkryetari i LSI, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ata ishin nga Martaneshi dhe se ishin shume të lidhur me njëri-tjetrin.

“Ata ishin babë e bir, por ishin po aq edhe shokë të mirë e krejt të veçantë me njëri-tjetrin” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Ikën babë e bir:

MARTANESHI NË ZI

E rëndë!

Dhe më shumë se e rëndë, e thekshme!

E papërballueshme pesha e dhimbjes për ndarjen nga jeta brenda të njejtës ditë të Zenel Gjonit dhe djalit të tij, Jasharit.

Ikën bashkë babë e bir.

Kumti i kobshëm e mpiu Martaneshin tonë.

Mali i dhimbjes na e pushtoi shpirtin, si për të na vënë në provë paanësinë e solidaritetit dhe të dashurisë që ne martaneshasit kemi për shoshoqnë, pavarësisht se ku gjendemi e nëse e njohim apo jo njëri-tjetrin nga afër.

Zenel Gjoni iu dedikua Martaneshit.

I shërbeu pa asnjë rezervë, e deshi dhe punoi me përkushtim.

Unë e kisha mik dhe ai më donte e respektonte siç ai dinte.

Nuk do ta harroj mirësinë dhe bujarinë e zemrës dhe të fjalës së tij.

Jasharin, të birin, e kisha moshatar.

Punëtor dhe fisnik, përherë i qeshur, zemërmirë.

Si i jati.

Ata ishin babë e bir, por ishin po aq edhe shokë të mirë e krejt të veçantë me njëri-tjetrin.

Ku ishte Zeneli, do të ishte medoemos edhe Jashari.

Nuk ndodhte kurrë të ishte njëri e të mungonte tjetri.

Kështu edhe ikën, bashkë me njëri-tjetrin, babë e bir.

Ikën në tokën e Martaneshit që aq shumë e deshën dhe që i bënte krenarë.

Ikën për të na lënë pas dhimbjen e thekshme, mungesën që do të na dhembë të gjithëve.

Iu ndrittë shpirti!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll