Tërmeti shkatërrimtar që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë, na ka përballur me pamje dramatike dhe të trishta.
Kështu ishte dhe fotoja e një babai, Mesut Hancer që mbante dorën e vajzës së pajetë, Irmak 15 vjeçë që ishte nën rrënoja. Fotoja e trishtë ka bërë xhiron e rrjetit.
Fotografia që theu zemrën e miliona qytetarëve, ka edhe një histori të trishtë. Vajza dhe babai të friksuar nga tërmeti ishin pothuajse jashtë ndërtesës, deri në momentin ku një copë betoni u preu në mes rrugën e tyre për të dalë jashtë nga ajo ndërtesë që do të rezultonte fatale për 15-vjeçaren Irmak.
Kujtojmë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri vijon të rritet, ku deri më tani raportohet për 11 mijë viktima dhe dhjetra mira të plagosur, ndërsa ekipi i shpëtimit vijon punën në të ftohtin e acartë.